Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, komentoi sonte në Alsat deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili e cilësoi koalicionin “Kali i Trojës”.
Mickoski e bëri këtë deklaratë pas humbjes së OBRM-PDUKM-së në zgjedhjet e parakohshme lokale në Komunën e Bërvenicës, duke thënë se VLEN-i mundësoi fitoren e kundërkandidatit nga AKI, Arkin Jahiji.
Të lidhura
None found
Kasami u shpreh se një gjuhë e tillë në komunikim nuk do të tolerohet. Sipas tij, megjithëse ky komunikim i drejtohet opinionit, palët kanë marrëdhënie partneriteti në qeveri.
“Në asnjë moment nuk tolerojmë që në komunikime të flasim me atë lloj gjuhe. Normalisht që ai lloj komunikimi është për opinionin mirëpo ne kemi raporte të partneritetit në qeveri”, tha Kasami.







