Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) dhe strukturat e Krimeve kanë ndërmarrë kontrolle të shtuara në disa pjesë të Vlorës, si masë për forcimin e sigurisë dhe parandalimin e veprimtarive kriminale në qytetin bregdetar.
Efektivët janë përqendruar në lagjen Çole, përgjatë Transballkanikes dhe në Ujin e Ftohtë, ku kanë kontrolluar automjete dhe persona të dyshimtë.
Të lidhura
None found
Sipas burimeve, verifikimet kanë përfshirë edhe ambiente të ndryshme. Operacioni synon gjetjen e personave të shpallur në kërkim, zbulimin e rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe identifikimin e personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale.








