Katër shtetas kanë rënë në prangat e Policisë në Vaun e Dejës pasi kultivonin Kanabis në tokat e tyre.
Pas operacioneve të zhvilluara nga ana e Policisë, rezultoi se në parcelat e tokës që ata kishin në zotërim ishte mbjellë një sasi e caktuar lënde narkotike.
Në pranga kanë rënë Aleksandër Dodani, 30 vjeç, Gjergj Mardoda, 64 vjeç, Mark Mardoda, 56 vjeç dhe Alvaro Mardoda, 21 vjeç, banuesë në fshatin Naraç.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Naraçi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë operacionit janë vënë në pranga 4 persona që kishin kultivuar bimë narkotike në pronat e tyre
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe prodhimit të narkotikëve, si rezultat i kontrollit të territorit, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës u finalizua operacioni policor i koduar “Naraçi”, në kuadër të të cilit u arrestuan shtetasit:
Aleksandër Dodani, 30 vjeç, Gjergj Mardoda, 64 vjeç, Mark Mardoda, 56 vjeç dhe Alvaro Mardoda, 21 vjeç, të katërt banues në fshatin Naraç.
Gjatë operacionit, nga kontrollet e ushtruara në tokat në pronësi të këtyre shtetasve, në fshatin Naraç, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim”./albeu.com