Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, zhvilluan një takim me ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Bisedës iu kushtuan edhe arritjet e sportistëve kosovarë në garat ndërkombëtare. Krasniqi përmendi medaljet olimpike dhe kontributin e tyre në promovimin e Kosovës në botë.
Të lidhura
None found
Presidenti foli gjithashtu për punën e KOK-ut në mbështetje të sportistëve, për zbulimin dhe zhvillimin e talenteve të reja, si dhe për përmirësimin e kushteve të përgatitjes dhe pjesëmarrjes në gara ndërkombëtare.
Një çështje e rëndësishme në takim ishte zgjerimi i bashkëpunimit sportiv mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, veçanërisht në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.
Palët nënvizuan vlerën e ndarjes së përvojave britanike në organizimin e ngjarjeve të mëdha shumësportëshe, duke përmendur si shembull Lojërat Olimpike të Londrës 2012.






