Deputetja e Partisë Socialiste Sara Mila u paraqit në SPAK dhe u pyet lidhur me dyshimet se votat janë blerë përmes premtimeve për ndihmë ekonomike.
Pas përfundimit të dëshmisë, Mila tha se ishte thirrur si person që kishte dijeni për çështjen. Sipas saj, ajo u është përgjigjur pyetjeve dhe do të bashkëpunojë me organet e drejtësisë sa herë t’i kërkohet.
Të lidhura
None found
Para mediave, deputetja e përshkroi situatën si një proces të gjatë, që sipas saj shoqërohet me hedhje balte nga politika e vjetër. Ajo deklaroi se ka besim te ligji dhe se do të jetë në dispozicion të drejtësisë.
Sara Mila: “Po kalojmë një periudhë të gjatë të hedhjes së baltës nga politika e vjetër. Më thirrën si person që kisha dijeni dhe dëshmova.”
“Nëse SPAK-u apo organet e drejtësisë kanë nevojë të dëgjojnë qëndrimin tim, do të paraqitem sa herë të jetë e nevojshme, sepse besoj te ligji.”
Mila falënderoi gazetarët dhe tha se duhej të largohej, pasi qytetarët e Elbasanit e prisnin për Ditën e Çlirimit.






