Në zonën e Dopajt, në Elbasan, një automjet u përfshi në aksident dhe pësoi dëmtime të pjesshme.
Përplasja ndodhi rreth orës 08:45, në autostradën mes Tunelit të Krrabës dhe rrethrrotullimit të Bradasheshit. Si pasojë, u lënduan dy persona, nënë e bir, të cilët, sipas të dhënave paraprake, janë jashtë rrezikut për jetën.
Të lidhura
None found
Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes nuk janë përcaktuar ende. Hetimet dhe veprimet e autoriteteve pritet të sqarojnë se si ndodhi aksidenti.






