Milani ka arritur të sigurojë 3 pikë në ndeshjen e parë të Serie A ndaj Sampdorias.
“Rossonerët” triumfuan me rezultat minimal 0 – 1.
Golin e vetëm e realizoi Brahim Diaz pas një asistimi nga David Calabria (9′).
Milan në fakt dominoi në të gjitha aspektet, por që u mungoi vetëm goditja finale që t’i konkretizonin rastet.
Ndërkohë, Sampdoria provoi të krijonte mundësi shënimi përmes kundërzbritjeve, që u mungonte finalizimi.
Me këtë fitore, Milan renditët në pozitën e tetë me tre pikë, derisa Sampdoria qëndron në vendin e 16-të pa pikë.