Ka kaluar më shumë se një vit që “Santiago Bernabeu” është rinovim e sipër dhe më në fund është zyrtare data e rikthimin te skuadrës së Realit në këtë stadiumin që pritet të jetë madhështor e modern.
Gjiganti spanjoll ka shpenzuar plotë 1 miliardë euro për ta rregulluar stadiumin e tyre.
Edicionin e kaluar, ndeshjet e Realit u zhvilluan në “Alfredo di Stefano”, stadium në të cilin klubi zhvilloi edhe takimin e parë këtë sezon.
Më saktësisht plotë 559 ditë kanë kaluar që nga ndeshja e fundit kur “Galaktikët” luajtën në Bernabeu, por tani pritjes i ka ardhur fundi.
Real Madrid ka konfirmuar se në ndeshjen kundër Celta Vigos me 12 shtator do zhvillohet në “Santiago Bernabeu” me praninë e tifozëve.
? CONFIRMED KICK-OFF TIME! ✅
? @RCCeltaEN
?️ Saturday, 11 September
⏰ 16:15 CEST
?️ Santiago Bernabéu
? @LaLigaEN | Matchday 4
#️⃣ #HalaMadrid pic.twitter.com/Q9Ma5ZLWHH— Real Madrid C.F. ???? (@realmadriden) August 23, 2021