Një shtetas serb është dhunuar rëndë nga disa përsona në rrugë.
Ai ka qenë i ulur në makinë momentin e rrahjes barbare nga shtetasit boshnjakë.
Disa persona kanë dhunuar rëndë një person që është ulur në makinë.
Ngjarja është shënuar në Luzern të Zvicrës, e sipas të dhënave, në sherr janë përfshirë dy boshnjakë e disa të tjerë, të cilët dhunuan shtetasin serb.
Nuk dihet ende se çfarë shkaktoi agresionin e dhunshëm, ndërsa policia i është vendosur në ndjekje një boshnjaku 33-vjeçar, i dyshuar dhe si autori kryesor i sulmit.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes./albeu.com