Enis Rexhepi ishte sërish protagonist në futbollin gjerman, duke realizuar dy gola për Stuttgartin U19 në ndeshjen kundër Unterhachingut.
Përballja përfundoi 3-3. Me dy realizimet e tij, sulmuesi shqiptar tregoi edhe një herë potencialin dhe aftësinë për të gjetur portën kundërshtare.
Të lidhura
None found
Paraqitjet e mira në Gjermani i kanë sjellë Rexhepit edhe ftesën e parë nga Kombëtarja e Kosovës. Ai është përfshirë në listën e Dardanëve për dy ndeshjet e muajit nëntor, ndaj Izraelit dhe Irlandës.
Talenti i Stuttgartit U19 ka kështu mundësinë të hedhë hapin e parë me fanellën e Kosovës. Dy golat e fundit janë një tjetër sinjal pozitiv për Rexhepin, i cili synon të shfrytëzojë mundësinë që i ka dhënë përzgjedhësi i Kosovës.





