Të shtëna në Krakovë të Polonisë, pesë të vrarë dhe rreth 10 të plagosur; policia qëllon të dyshuarin

Pesë persona humbën jetën dhe rreth 10 të tjerë mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Sheshin Kryesor të Tregut, në qytetin polak të Krakovës. Në mesin e të plagosurve ka edhe punonjës policie.

Policia e Małopolska-s njoftoi se sulmi ndodhi rreth orës 15:00, kur një person hyri me automjet në shesh dhe hapi zjarr ndaj kalimtarëve të rastësishëm.

Të lidhura

None found

Efektivët që ndërhynë e qëlluan autorin e dyshuar, i cili më pas u dërgua në spital.

BBC raportoi se në vendngjarje mbërritën menjëherë forca të shumta policore dhe ekipe të emergjencës. Ato u angazhuan për t’u dhënë ndihmë të plagosurve dhe për të vendosur zonën nën siguri.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Bashkia e Krakovës konfirmoi Sheshin Kryesor të Tregut si vendin ku u regjistruan të shtënat. Bashkia njoftoi gjithashtu se një operacion policor po zhvillohet edhe në rrugën Dietla.

Banorëve dhe qytetarëve u është kërkuar nga autoritetet të qëndrojnë larg zonës derisa të përfundojë operacioni i policisë.

Puna hetimore po vijon për të sqaruar tërësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar motivet e autorit.


Shtuar më 7.11.2026 17:19

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişfaqkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş