23 zyrtarë korrektues nga Kosova fillojnë shërbimin në burgjet daneze, sindikata shpreh shqetësim

Pas trajnimit profesional në Danimarkë, 23 zyrtarë korrektues nga Kosova nisën këtë javë punën në burgjet Ringe, Vestre dhe Storstrøm.

Për gjashtë muaj, ata do të përfshihen në stafin e rregullt të këtyre institucioneve. Detyrat e tyre do të përfshijnë shërbimin në pavijone dhe lëvizjen e pavarur në korridoret e burgjeve.

Të lidhura

None found

Institucioni përgjegjës për burgjet daneze e konfirmoi angazhimin, duke e lidhur me trajnimin për vënien në funksion të burgut të ri që pritet të hapet në Gjilan të Kosovës. Mads Beyer, guvernatori që do të jetë përgjegjës për atë burg, tha se kjo periudhë pune është pjesë e planit të përgatitjes së personelit.

Në vitin 2025, zyrtarët nga Kosova i ndiqnin trajnimet duke shoqëruar kolegët danezë. Tani ata do të jenë pjesë e orareve të zakonshme dhe do të kryejnë shërbimin përkrah tyre. Sipas Beyer, gjatë javëve të para ka gjasa të punojnë me nga një koleg danez, ndërsa synimi është që më pas të shërbejnë së bashku me kolegë danezë me përvojë.

Beyer pranoi gjithashtu se mungesa e personelit dhe numri i madh i të burgosurve në Danimarkë kanë pasur rol të rëndësishëm në këtë vendim. Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, burgjet daneze regjistruan nivelin më të lartë të mbingarkesës, me më shumë të burgosur sesa lejojnë kapacitetet e tyre zyrtare.

Sindikata e Zyrtarëve Korrektues në Danimarkë e kishte kundërshtuar këtë skemë që në vitin 2024, kur politikanët vendosën që një grup zyrtarësh nga Kosova të trajnoheshin në burgjet e vendit. Kryetari i atëhershëm i sindikatës, Bo Yde Sorensen, kishte paralajmëruar se ata nuk duhej të angazhoheshin në pavijone apo të lëviznin në korridoret e burgjeve me çelësa.

Kryetari i ri i sindikatës, René Larsen, thotë se shqetësimi i tyre po bëhet realitet dhe se ky angazhim mund të sjellë vështirësi. Ai dyshon se kthimi i zyrtarëve nga Kosova në burgjet daneze lidhet edhe me problemet që po kalon sistemi korrektues i vendit.

Sipas Larsen, sindikata do të parapëlqente që mungesa e personelit të adresohej duke rekrutuar zyrtarë danezë, duke i mbajtur ata në punë dhe duke ulur mungesat për shkak të sëmundjeve. Ai e pranon se angazhimi i zyrtarëve nga Kosova mund të jetë më mirë sesa të mos ketë përforcim fare, por thotë se nuk është zgjidhja që do të preferonte sindikata.

Larsen vë në dyshim edhe nëse trajnimi i mëparshëm i ka përgatitur mjaftueshëm për shërbimin në burgjet daneze. Ai kujtoi se ata kanë kaluar gjashtë muaj në Danimarkë, tre muaj në mësim dhe tre në praktikë, por theksoi se vijnë nga një vend me kulturë, rregulla dhe sisteme të ndryshme dhe se nuk e flasin gjuhën. Sipas tij, këto dallime dhe pengesa gjuhësore mund të ndikojnë drejtpërdrejt në punën me të burgosurit.

Pyetje ka ngritur edhe një rast i ndodhur më herët gjatë këtij viti në burgun Vestre: dy zyrtarë korrektues nga Kosova u dyshuan se ushtruan dhunë ndaj një të burgosuri gjatë trajnimit. Beyer tha se incidenti është trajtuar me seriozitet, se institucionet kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe se rasti i është përcjellë policisë. Megjithatë, ai i cilësoi pozitive përvojat e përgjithshme me zyrtarët.

I pyetur nëse mbështetja te zyrtarët nga Kosova përbën dështim për Danimarkën, Beyer nuk e përshkroi si të tillë. Ai tha se përparësia e tij është përgatitja e personelit për hapjen e burgut në Kosovë dhe se mundësia që, ndërkohë, këta zyrtarë t’u shërbejnë si përforcim kolegëve në burgjet e tjera daneze është pozitive.


Shtuar më 7.11.2026 12:06

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişproductos-dagustokahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş