Riatdhesohen 25 shqiptarë që kërkuan azil në Francë

Riatdhesohen nga Lyon, Francë, 25 shtetas shqiptarë me anë të një fluturimi me charter pasi kishin kërkuar azil në Francë.

Çdo grup të riatdhesuarish shoqërohet me një eskortë të Policisë shqiptare. teksa operacione të tilla riatdhesimi do të vijojnë edhe gjatë tre muajve në vijim.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

Ndërkohë janë shtuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, për dokumentacionin dhe plotësimin e kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe në kufirin e gjelbër, për të parandaluar kalim e paligjshëm të kufirit, evidentimin dhe ndëshkimin e krimeve ndërkufitare.


Shtuar 6.10.2020 13:38