PD zgjedh kandidatët, emrat që kërkojnë miratimin nga anëtarësia e Pogradecit

Demokratët e Pogradecit do të japin mendimin e tyre në lidhje me kandidaturat që do të dalin prej rrethit të tyre për qarkun e Korçës.

Në listë gjenden dhjetë emra, për të cilët anëtarësia e Pogradecit duhet të japë mendimin nëse do të vijojnë ose jo të gjithë procedurat e mëtejshme drejt përzgjedhjes si kandidat për deputet për qarkun e Korçës.

Në listë janë ish-deputeti Klevis Balliu si edhe ish-kryebashkiaku Eduart Kapri, ndërsa spikat studiuesi Erlis Çela, i cili angazhohet për herë të parë në politikë duke synuar të përfaqësojë pogradecarët në Kuvendin e ardhshëm.

I studiuar jashtë, Erlis Çela ka një karrierë të gjatë në fushën e gazetarisë, dhe studimeve në Shkencat e Komunikimit duke marrë edhe gradën doktor i shkencave.

Më herët ai mori pjesë në programin e Departamentit të Shtetit për gazetarët në Universitetin e Ohio-s, ndërsa aktualisht drejton departamentin e Shkencave të Komunikimit në një universitet jopublik në Shqipëri.

Gjatë qeverisë teknike të vitit 2016 ka qenë drejtor i komunikimit në ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale.

Kandidatët:

Anila Hysenbegasi
Arjan Malçellari
Armant Zerka
Eduart Kapri
Erald Kapri
Erlis Çela
Genti Çela
Klevis Balliu
Oligert Muçollari
Selaudin Jakupllari


Shtuar 6.10.2020 13:04