Ylli i PSG përjeton tmerr, avioni shfaq probleme në ajër

Mbrojtësi i PSG-së, Alesandro Florenzi, ka kaluar një moment të vështirë teksa po udhëtonte për t’u grumbulluar me Italinë.

Pas nisjes, lojtari dhe pjesëtarët e tjerë të avionit njoftohen se kishte diçka që nuk shkonte.

Avioni kishte shfaqur probleme dhe duhet të bënin ulje të detyrueshme.

Pasi qëndruan për 10 minuta në ajër, avioni u ul përsëri në Paris, për të mos rrezikuar më tej.

Problemi ishte te njëra nga dyert e avionit, që alarmoi të gjithë.

I gjithë rreziku dhe paniku kaloi në momentin që avioni u ul përsëri në Paris.


Shtuar 6.10.2020 13:04