Rama: Pres nga Vuçiç të kërkojë falje

Kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi për media deklaroi se pret nga qeveria serbe falje, lidhur me fjalët e thëna nga ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin.

“Unë vazhdoj pres që presidenti i Serbisë të kërkojë në emër të republikës së Serbisë ndjesë për atë fatkeqësi natyrore. E mirëkuptoj që mund të mos ketë fuqi mbi atë fatkeqësi, por atë fatkeqësi le ta mbajë për vete dhe për Serbinë.

Ndërkohë ministria jonë e Jashtme ka vazhduar më tutje me procesin dhe ambasadori i Serbisë është thirrur apo do të thirret për ti bërë me notë verbale, vënien në dijeni të shtetit serb se asnjë gojë e shthurur në qeverinë e Serbisë nuk mund të lëndojë qeverinë e Shqipërisë apo figurën e një ministri apo të kryeministrit të Shqipërisë.

Se po qe puna për mua, këto lloj fatkeqësish natyrore mua më stimulojnë dellin e polemikës dhe nuk i kam problem. Më mjaftojnë këto fatkeqësitë natyrore që kemi këtu, në trajta presidentësh dhe ish-presidentësh, këta edhe i mbaj, por një fatkeqësi natyrore në serbi nuk e mbaj dot”, tha Rama.

Pas mbledhjes së dy qeverive, Kosovë- Shqipëris Vulin i quajti shqiptarët e Kosovës me termin perzhorativ “shiptari”, tha se që ajo që u jepet këtyre të fundit, nuk mund t’i ndalohet Serbisë.

Vulin gjithashtu ka theksuar që kryeministri Edi Rama po vazhdon me përpjekjet e tij për të krijuar një “Shqipëri të Madhe”.


Shtuar 6.10.2020 12:39