Orët e fundit të merkatos në futboll, ja të gjitha lëvizjet e fundit

Sot numërohen orët e fundit të merkatos në futboll.

Skuadrat evropiane synojnë të bëjnë lëvizjet e tyre të fundit këtë merkato, për të vazhduar në mënyrë sa më solide sezonin e ri.

Me orët e fundit që po numërohen këtë merkato, numri i lëvizjeve që do të ndodhin sot pritet të jetë i madh.

Memphis Depay pritet t’i bashkohet Barcelonës, Federico Chiesa Juventusit, kurse skuadër pritet të ndërrojë edhe Xherdan Shaqiri e Douglas Costa.

21:30 – Chris Smalling transferohet në mënyrë të përhershme te Roma.

20:25 – West Ham ka shkëputur kontratën me Jack Wilshere.

20:00 – MBYLLET MERKATO NË SERIE A!

19:42 – Nikolas Kalinic transferohet te Hellas Verona.

19:40 – Diego Perotti kalon te Fenerbahce.

19:30 – Alex Telles është lojtari më i ri i Manchester United. Mbrojtësi i majtë është blerë nga Porto.

18:52 – Dështon transferimi i Milot Rashicës te Bayer Leverkusen, shkaku i vonesave të dokumentave dhe përfundimit të kohës për transferime. Merkato në Gjermani u mbyll në orën 18:00.

18:50 – Qendërmbrojtësi holandez Karim Rekik transferohet te Sevilla.

18:31 – Matteo Guendouzi kalon te Hertha Berlin në formë huazimi.

18:30 – Tiemoue Bakayoko huazohet te Napoli për një sezon nga Chelsea.

18:03 – Kwadwo Asamoah shkëput kotratën me Interin.

18:00 – MBYLLET MERKATO NË BUNDESLIGË!

17:50 – Bouna Sarr te Bayern Munich, Michael Cuisance te Marseille.

17:47 – Federico Chiesa është lojtari më i ri i Juventusit. Ai do të huazohet për një sezon, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër.

17:40 – RB Leipzig arrin marrëveshje me Romën për huazimin e Justin Kluivert, me opsionin për ta blerë verën e ardhshme.

17:25 – Barcelona B shkëput kontratën me Labinot Kabashin.

16:51 – Mattia De Sciglio huazohet te Lyon nga Juventus.

16:47 – Joao Mario kalon te Sporting në Portugali në formë huazimi nga Inter.

16:44 – Lazio huazon për një sezon mbrojtësin e Southampton, Wesley Hoedt.

16:19 – Bayern Munich kompleton huazimin e Douglas Costa nga Juventus.

15:47 – Bayern Munich zyrtarizon transferimin e Maxim Choupo Moting. Lojtari ka kontratë deri në vitin 2021.

14:40 – Luca Zidane arrin marrëveshje me Rayo Vallecano.

14:37 – Sebastian Rudy largohet nga Schalke, shkon si huazim te Hoffenheim.

12:32 – Sevilla transferon Idrissi, nga AZ Alkmaar.

11:50 – Inter huazon Matteo Darmian.

11:10 – PSG huazon Danilo Pereiran e Portos.

11:04 – Ryan Sessegnon lë Tottenhamin, huazohet te Hoffenheim.

10:00 – Everton zyrtarizon transferimin e Ben Godfrey. Lojtari do të jetë me Everton deri në vitin 2025.

09:35 – Parma nënshkruan me Mihaila. Anësori 20 vjeçar vjen nga kampionati rumun.

00:24 – Paris Saint Germain zyrtarizon huazimin e Moise Kean nga Everton.


Shtuar 5.10.2020 19:40