Hajdari bllokon foltoren: Ju e keni përdhosur këtë vend

Seanca rinisi përsëri, por deputetja Hajdari vazhdon të qendrojë në foltore, ndërsa deputetët e tjerë po flasin nga vendi.

“Ju e keni përdhosur këtë vend, sepse për 30 vite keni bërë të njëjtat premtime si ata që kanë qenë dhe keni bërë rotacion dhe i keni lënë shqiptaret në baltë”, tha Hajdari kur edhe iu ndërpre fjala.

Ruçi: Uluni zonja Hajdari

(Hajdari flet pa mikrofon)

Ruçi: Ju bëj apel edhe njëherë, ndërpres seancën 15 minuta. Thërriti koshiencës tuaj se jeni në kundërshtim me rregulloren, nuk është veprim ky.

Në Kuvend ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama, i cili ndryshe nga herët e tjera zgjodhi të ulej në një tjetër vend. Rama shkoi pranë ish-kryeministrit Bashkim Fino dhe vijoi bisedën me të ndërsa seanca plenare vazhdon.


Shtuar 5.10.2020 10:57