Ditën e djeshme, tetë persona u vranë dhe një tjetër u plagos rëndë në një seri sulmesh me armë zjarri në provincën Afyonkarahisar, në Turqinë perëndimore.
Viktimat u gjetën në disa lokacione, brenda tre automjeteve. Sipas mediave, mes viktimave janë edhe dy mësues.
Të lidhura
None found
Pas sulmeve, autori Arif Sefa Özdemir u largua nga vendngjarja por u kap pas një operacioni të gjerë policor në provincën Eskişehir.
Ai ka rrëfyer se tre persona i vrau për shkak të një mosmarrëveshjeje për blerjen e një kombajni (mjeti bujqësor), ndërsa pesë të tjerët për të vjedhur automjetet e tyre.
Pasi ka vrarë tre personat, ai shënjestroi individë të tjerë që hasi përgjatë rrugës së tij, me qëllim që t’u grabiste automjetet.





