Rrëzohen raftet e supermarketit, vdes 21 vjeçarja (VIDEO)

Raftet e një supermarketi në Brazil kanë rënë mbi njëri-tjetrin në një efekt domino që shkaktoi vdekjen e një punonjësje dhe plagosjen e 8 të tjerëve. Viktima është identifikuar si 21-vjeçarja Elane de Oliveira Rodrigues

Ishin klientët dhe punonjësit e tjerë ata që ndihmuan në nxjerrjen e të plagosurve nga poshtë produkteve.

Më pas, policët dhe zjarrfikësit nisën një operacion për kërkimin e personave të tjerë që mund të kishin mbetur poshtë rafteve të rrëzuara. Operacioni zgjati 11 orë dhe fatmirësisht nuk u gjetën të tjerë viktima.

Po hetohet për shkakun e këtij aksidenti, por dyshohet se një nga makineritë që ngrenë mallra mund të ketë shkaktuar tragjedinë.


Shtuar 4.10.2020 11:54