Gjendet e pajetë 18 vjeçarja brenda universitetit

Një adoleshente është gjetur pa shenja jete në hollin e universitetit në Neëcastle të Anglisë.

18-vjeçarja vdiq mëngjesin e djeshëm, por policia e bëri të ditur lajmin ditën e sotme.

Policia tha se ata u thërritën nga mjekët ndihmës menjëherë pas orës 6 të mëngjesit ditën e shtunë.

Adoleshentja më vonë u shpall e vdekur në vendin e ngjarjes.

“Hetimi është në një fazë të hershme, por nuk besohet të jetë një vdekje e lidhur me Covid-19,” raportoi policia.

“Në orën 6 të mëngjesit ditën e djeshme morën një telefonatë për një vajzë të rënë pa ndjenja. Shkuam menjëherë por ishte tepër vonë, po hetojmë mbi atë që ka ndodhur,” tha oficeri i policisë.


Shtuar 4.10.2020 11:59