Ditën e sotme në Vjenë, Austri është mbledhur Këshilli i Përhershëm i OSBE’së, takim në të cilin po marrin pjesë të gjithë shefat e OSBE-së nga shtete të ndryshme përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për Kosovën në këtë takim ka raportuar ambasadori, Jan Braathu, i cili drejton zyrën e OSBS-së në Prishtinë.
Ambasadori amerikan në OSBE, Kaiman ka thënë se një stabilitet dhe paqe afatgjate në Ballkanin Perëndimor do të arrihet vetëm kur Kosova të jetë e integruar plotësisht si një partner i plotë.
Heqjen e menjëhershme të taksë pa kushte shtesë e kërkon me ngulm Përfaqësuesi Special i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili ka ndërmjetësuar takimin Thaçi-Vuçiq në Washington bashkë Robert O’Brien.