Dyshohet se përvetësoi mbi 675 mijë euro nga kontrollet teknike të automjeteve

Policia Financiare ka paraqitur kallëzim penal ndaj M.N., drejtues i një kompanie që kryen kontrolle teknike të automjeteve. Ai dyshohet se ka përvetësuar 41,5 milionë denarë, shumë që kap vlerën e rreth 675 mijë eurove.

Hetimet sugjerojnë se nga viti 2022 deri në vitin 2025, i dyshuari ka mbajtur për vete pagesat e qytetarëve dhe bizneseve për regjistrimin e automjeteve, ndonëse këto para duhej t’u kalonin institucioneve publike.

Të lidhura

None found

Si pasojë e veprimeve të dyshuara, dëme kanë pësuar komunat, Ministria e Mjedisit Jetësor, Kryqi i Kuq dhe institucione të tjera.

Dyshohet gjithashtu se, për të mbuluar gjurmët, ai ka fshirë në mënyrë të paligjshme detyrime financiare në vlerën 17 milionë denarë.

Kallëzimi penal i është përcjellë Prokurorisë Themelore të Tetovës.


Shtuar më 5.11.2026 13:15