Gjashtë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, Hamza bën thirrje për drejtësi dhe liri

Në ditën kur mbushen gjashtë vite nga arrestimi i ish-drejtuesve të UÇK-së, ish-kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kërkuar drejtësi dhe liri për ta.

Në reagimin e tij për gjashtë vitet e kaluara në Hagë, Hamza është shprehur se padrejtësia, pavarësisht kohëzgjatjes së saj, nuk mund t’i thyejë apo t’i nënshtrojë ata dhe as të ndryshojë mënyrën se si është shkruar historia jonë.

Të lidhura

None found

Ai ka theksuar se populli i Kosovës i njeh vuajtjet që ka përjetuar, arsyet që e çuan të ngrihej në luftë dhe çmimin e lartë që pagoi për lirinë.

Thirrjen për drejtësi dhe liri, Hamza ua ka kushtuar Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre.


Shtuar më 5.11.2026 10:36