Një lajm i rëndë ka tronditur ish-sulmuesin e Totenhemit dhe kombëtares angleze Paul Stewart. Bashkëshortja e tij është ndarë nga jeta në moshën 56-vjeçari.
Lajmi është konfirmuar nga vetë ish-futbollisti, i cili i ka bërë një dedikim prekës në rrjetin social “Twitter” duke shkruar i pikëlluar: Nuk mund të përshkruajë dhimbjen, do të të dua përgjithmonë Bev.
Nuk kanë munguar mesazhet ngushëlluese për ish-sulmuesin e Tottenham, nga ish-shokët e skuadrës, si Gari Lineker, Paul Lake dhe Graham Roberts.
56-vjeçari u takua me bashkëshorten e tij në qytetin e saj të Blackpool, ku ai po fillonte karrierën e tij të futbollit.
Bev ishte gjithashtu mbështetëse e burrit të saj kur ai vendosi të ndihmojë viktimat e tjera të abuzimit seksual duke zbuluar se ai ishte sulmuar seksualisht nga një trajner i besuar i të rinjve kur ishte fëmijë.