Kryeministri Rama ka vazhduar sërish me publikimin e fjalëve të shenjta në Facebookun e tij.
“Marrëzia është të bësh të njëjtin veprim vazhdimisht e të presësh rezultate të ndryshme”, citoi sot Kryeministri Edi Rama, duke zgjedhur të tjera fjalë të çmuara për të përcjellë mesazhin e tij.
Ishin këto fjalë të shkencëtarit të njohur gjerman, Albert Einstein, që kryeministri Rama përcolli mëngjesin e sotëm përmes rubrikës “Fjalë të Çmuara”.