Kapën me forcë 19 vjeçaren dhe e detyruan të kryente marrëdhënie, arrestohen 6 persona në Përmet

Gjashtë persona janë arrestuar gjatë orëve të fundit në Përmet të cilët dyshohet se kryenin marrëdhënie seksuale me forcë.

Dyshohet se dy persona kanë përdhunuar një vajzë 19 vjeçare teksa 4 të tjerë për ngacmime seksuale.

Mwsohet se ngjarja ka ndodhur në një fshat të Këlcyrës. Më herët djemtë e shantazhonin vajzën e abuzuar me video deri sa ia arritën qëllimit.

Të rinjtë jetojnë në qytetin e Përmetit, ndërsa vajza nga fshati Goricë, njësia administrative Sukë. Djemtë janë të moshës 17- 18 vjeçare dhe ndalimi i tyre është bërë pas denoncimit që ka bërë vajza e abuzuar.
Dyshohet se e reja ka pasur lidhje me njërin prej djemve të ndaluar.


Shtuar 5.03.2020 09:38