Një zjarr ka përfshirë ambientet e një lokali në katin e 11-të të një pallati në qendër të Shkodrës, duke krijuar alarm në zonë.
Flakët po përhapen me shpejtësi në ambientin e biznesit, ndërsa era e fortë po e vështirëson situatën.
Të lidhura
None found
Shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të shuar zjarrin e për ta vënë situatën nën kontroll.
Sipas të dhënave paraprake, nuk raportohet për të lënduar. Shkaku i zjarrit dhe përmasat e dëmeve materiale ende nuk janë përcaktuar.







