Rasti në familjen Demiri: Ndaj 27-vjeçarit të vrarë ishte lëshuar urdhër për mbrojtje emergjente

Prokuroria Themelore në Gjilan po heton ngjarjen në fshatin Demiraj, ku një 27-vjeçar u gjet i vdekur së bashku me vajzën e tij tre muajshe.

Autoritetet ende nuk kanë sqaruar zyrtarisht motivin dhe rrethanat e ngjarjes.

Të lidhura

None found

Sipas raportimeve, i ndjeri kishte qëndruar në Institutin e Forenzikës Psikiatrike pas një rasti të mbidozës me narkotikë.

Në dhjetor të vitit të kaluar, ai ishte fejuar me nënën e foshnjës. Nuk dihet ende si kishte përfunduar marrëdhënia e tyre dhe përse fëmija po qëndronte me të.

Në muajin prill, Gjykata kishte vendosur t’i shqiptonte 27-vjeçarit një urdhër për mbrojtje emergjente me kohëzgjatje 12 muaj.


Shtuar më 2.11.2026 15:41

Tags: ,