Portieri Alevio Ndoj është bërë zyrtarisht pjesë e ekipit të parë të Vllaznisë. Lajmi është bërë i ditur nga klubi shkodran përmes një postimi në rrjetet sociale.
Me këtë hap, Ndoj merr mundësinë të tregojë vlerat e tij te kuqeblutë, ashtu si të rinjtë e tjerë Emmanuel Nwokporo, Amin Tahirit, Erigestino Pepnikaj dhe Sabion Bizit.
Të lidhura
None found
Vllaznia po vijon traditën e përfshirjes së lojtarëve të rinj në bazën e skuadrës. Klubi po tregohet më aktiv në zbatimin e rregullit të ri të vendosur nga Federata shqiptare për këtë sezon të Superiores, ndërsa besimi ndaj këtyre elementëve dëshmon vëmendjen që futbolli shqiptar po i kushton së ardhmes.






