Avokati Plarent Ndreca, ka zbardhur një bisedë të ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u transferua nga burgu i Durrësit në atë të Fierit.
Biseda është zhvilluar në datën 30 tetor, ku ministri Gogu shkoi personalisht për ta takuar kryebashkiakun, një vizitë që nuk është regjistruar në fletoren e burgut.
Të lidhura
None found
Sipas asaj që ka thënë avokati Ndreca, ministri Gogu kishte shkuar të takonte Veliajn me porosi të Edi Ramës për ti përcjellë atij një mesazh.
“Jam me porosi të KM këtu. Dua të të përcjellë tekstualisht atë që KM më ka porositur:
‘Është hera e fundit që po të drejtohem si babai yt politik, nga sot e tutje do të drejtohem veç si kryeministër.
-Dorëzo mandatin urgjentisht.
-Delego pushtetin te emrat që do të them unë.
-Hiq dorë nga avokati Plarent Ndreca.
Në të kundërt, do të transferoj te burgu 302 dhe do orientoj SPAK-un të nis hetime për minim të rendit kushtetues dhe do të të kalb në burg”.
Ndërkohë nga ana e tij. Veliaj është përgjigjur menjëherë dhe i ka thënë ministrit të Drejtësisë se “dhe sikur 100 vite burg të bëj, nuk ja marr fytyrën fëmijëve të mi”. /G.Panorama







