Lionel Messi e dëshmoi sërish afërsinë e tij me Barcelonën, duke përfshirë dy talente të akademisë katalanase në dy pozitat e para të votimit për Kopa Trophy 2026.
Fituesi i votës së tij ishte Lamine Yamali, të cilin argjentinasi e konsideroi futbollistin e ri më të mirë në botë.
Të lidhura
None found
Vendin e dytë Messi ia rezervoi mbrojtësit të Barcelonës, Pau Cubarsit. Në këtë mënyrë, dy zgjedhjet e para të kapitenit të Argjentinës ishin lojtarë të klubit katalunas.
Emri i përzgjedhur për pozitën e tretë ishte më pak i pritshëm.
Messi votoi për mesfushorin ofensiv algjerian Ibrahim Maza, i cili aktualisht është pjesë e Bayer Leverkusenit në Bundesligën gjermane.
Përveç Yamalit dhe Cubarsit, argjentinasi përfshiu në listën e tij edhe një futbollist që nuk bënte pjesë ndër emrat më të diskutuar për këtë çmim.





