Pas tensioneve te Ministria e Arsimit, studentët marshojnë te Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, kalojnë pranë selisë së PS, policia në gatishmëri pranë godinës

Studentët vijojnë protestën e 19 kundër qeverisë. Edhe ditën e sotme organizimi nisi te Ministria e Arsimit. Pavarësisht reshjeve të shiut, protestuesit nuk janë zmbrapsur.

Një pjesë e protestuesve janë nisur drejt Selisë së PS, ndërsa një pjesë tjetër e tyre mund të lëvizin edhe drejt Kryeministrisë.

Të lidhura

None found

Në protestën te Ministria e Arsimit u shënua edhe një moment tensioni, pasi drejt forcave të policisë është hedhur gurë e molotov, ndërsa këta të fundit u përgjigjën me gaz lotsjellës e ujë me presion.


Shtuar më 31.10.2026 15:47