Formacionet zyrtare të Dritës dhe Vushtrrisë për përballjen e javës së 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës tashmë janë bërë publike.
Ndeshja do të luhet në Gjilan, në stadiumin me bari artificial, ndërsa starti i saj është caktuar për orën 13:00. Skuadra gjilanase do të jetë nikoqire e ekipit vushtrrias.
Të lidhura
None found
Drita, e drejtuar nga Ardian Nuhiu, po kalon një periudhë pozitive pasi ka regjistruar tri fitore radhazi. Gjilanasit synojnë ta vazhdojnë këtë seri me suksesin e katërt, që do t’i ndihmonte të ngjiteshin më lart në renditje.
Vushtrria e Fitim Llapashticës vjen pas bojkotit në ndeshjen e fundit kundër Ballkanit, takim i cili u mbyll me rezultat zyrtar në favor të therandasve. Me rikthimin në fushë, vushtrriasit kërkojnë të marrin një rezultat pozitiv në këtë transfertë të vështirë.
Të dy trajnerët kanë bërë ndryshime në formacionet startuese krahasuar me ndeshjet e mëparshme.
Drita: Maloku; Mjaki, Bytyqi, Pëllumbi, Salihu; Limaj, Dabiqaj, Nguena; Jashari, Manaj, Arthur.
Vushtrria: Isufi; Spahiu, Ajdini, Miftari, Paloka; Behrami, Emini, Bahtiri, Ademi, Demiri; Statovci.





