Hugh Jackman i jep lamtumirën Patrick Stewart: Do të më mungosh përgjithmonë

Hugh Jackman ka shprehur dhimbjen e tij pas ndarjes nga jeta të aktorit të njohur Patrick Stewart, i cili vdiq më 28 tetor, në moshën 86-vjeçare, pas një përballjeje të shkurtër me sëmundjen e Alzheimerit.

Aktori australian ndau në Instagram disa imazhe me Stewart, ku të dy shfaqen të përqafuar. Jackman dhe Stewart kanë interpretuar së bashku në filmat e serisë “X-Men”, ku i pari luante rolin e Wolverine.

Të lidhura

None found

Përmes mesazhit të tij, Jackman kujtoi Stewart si një mik të çmuar, koleg të jashtëzakonshëm dhe një prej emrave më të rëndësishëm të teatrit dhe kinemasë.

“Sot humbëm një nga më të mëdhenjtë e teatrit dhe ekranit. Dhe, për mua, një mik dhe njeri të shkëlqyer. Mësova shumë prej tij. Do të më mungosh, Patrick Stewart, gjatë gjithë ditëve të jetës sime”, shkroi Jackman.

Edhe aktori 95-vjeçar William Shatner, i cili ka bashkëpunuar me Stewart në universin e “Star Trek”, publikoi një homazh për të. Shatner shoqëroi një fotografi ku dy aktorët buzëqeshin me njëri-tjetrin me një mesazh kushtuar kolegut të ndjerë.

“Çfarë jave zemërthyese ka qenë kjo”, shkroi Shatner, duke iu referuar edhe vdekjes së aktorit Walter Koenig, i cili ndërroi jetë më 25 tetor, në moshën 90-vjeçare.

Më tej, Shatner nënvizoi ndikimin që Stewart pati përmes roleve të tij, duke thënë se aktori përcolli inteligjencë, elegancë dhe humanizëm në çdo personazh që mishëroi.

“Sir Patrick Stewart ishte një mik, një koleg dhe një aktor i mrekullueshëm. Komandanti Picard përfaqësoi më të mirën prej nesh, dhe kështu bëri edhe njeriu që e luajti. Kisha dashuri dhe admirim të madh për të dhe punën e tij. Zemra ime është me Sunny-n dhe familjen e tij. Ai do të na mungojë shumë”, u shpreh Shatner.

Lajmi për vdekjen e Patrick Stewart ka shkaktuar trishtim te kolegët dhe admiruesit e tij në të gjithë botën. Mesazhet e aktorëve me të cilët ai ndau ekranin tregojnë ndikimin që la në teatër, kinematografi dhe te njerëzit me të cilët bashkëpunoi.


Shtuar më 30.10.2026 19:03