Kryeministri Edi Rama bëri të ditur këtë pasdite se, duke filluar nga viti i ardhshëm, fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00.
Sipas Ramës, zgjatja e orarit do t’u lehtësojë organizimin prindërve që janë në punë. Ndërkohë, nxënësit do të kenë mundësi të angazhohen në veprimtari sportive dhe kulturore, të cilat nxisin edhe ndërveprimin shoqëror.
Të lidhura
None found
Rama tha se për zgjerimin e aktiviteteve sociale, në bashkëpunim me shoqërinë civile, synohet të ofrohen mundësi që përfshijnë sportin, kulturën, skenën, pikturën, zejet dhe fotografinë. Ai shtoi se për qëndrimin e zgjatur në shkollë është parashikuar një buxhet dhe se masa do të nisë vitin e ardhshëm, duke u shprehur: “Kemi vendosur një buxhet që prindërit të punojnë dhe fëmijët do të jenë në shkollë deri në 5 pasdite”.
Gjithashtu, kryeministri njoftoi se do të zhvillohen konsultime me prindërit dhe mësuesit lidhur me kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit.







