Schuebel dhe Nagavci diskutojnë integrimin evropian dhe agjendën e legjislaturës së re

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka zhvilluar një takim me Arbërie Nagavcin, kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Takimi u mbajt në kuadër të bisedimeve që ambasadori ka nisur me përfaqësues të grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

Schuebel tha se në qendër të diskutimit ishin agjenda e legjislaturës së re, miratimi i ligjeve të lidhura me Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian dhe përafrimi i mëtejshëm i legjislacionit kosovar me atë të BE-së.

Të lidhura

None found

Ai nënvizoi edhe rolin e rëndësishëm të Kuvendit në avancimin e Kosovës drejt integrimit evropian.

“Biseduam për prioritetet e legjislaturës së re, miratimin e ligjeve që ndërlidhen me Planin e Rritjes të BE-së dhe përafrimin e mëtejshëm të legjislacionit të Kosovës me atë të BE-së. Diskutuam gjithashtu për rolin vendimtar të Kuvendit në përparimin e Kosovës drejt integrimit në BE, që është synimi ynë i përbashkët dhe gjithëpërfshirës”, deklaroi Schuebel.


Shtuar më 30.10.2026 17:06