Bredhi 75-vjeçar, 23 metra i lartë, do të zbukurojë Qendrën Rockefeller në New York për Krishtlindje

Një bredh rreth 75 vjeç dhe 75 metra i lartë do të shërbejë këtë vit si pema e Krishtlindjeve në Qendrën Rockefeller, në New York City, duke vijuar traditën festive të metropolit amerikan.

Pema vjen nga zona West Edmeston në shtetin e New Yorkut dhe pritet të vendoset në sheshin kryesor të Qendrës Rockefeller më 7 nëntor, datë që shënon nisjen e sezonit të Krishtlindjeve.

Të lidhura

None found

Mbërritja dhe vendosja e bredhit do të shoqërohen me aktivitete për fëmijë dhe të rritur. Aktiviteti “Dita e Takimit me Pemën” zhvillohet për herë të dytë.

Shikoni videon:

Ndezja zyrtare e dritave është planifikuar të bëhet të mërkurën, më 2 dhjetor.

Bredhi do të ndriçohet nga mbi 50,000 drita LED shumëngjyrëshe. Në majë do të vendoset ylli i Swarovski-t, i projektuar në vitin 2018 nga arkitekti Daniel Libeskind. Ylli peshon rreth 408 kilogramë dhe ka 70 rreze, të mbuluara gjithsej me tre milionë kristale.


Shtuar më 30.10.2026 16:59