Video/ Bredhi 75-vjeçar dhe 23 metra i lartë do të zbukurojë Qendrën Rockefeller në New York për Krishtlindje

Qendra Rockefeller në New York City do të ketë këtë vit një bredh mahnitës 75 metra të lartë si pemën e saj të Krishtlindjeve, duke vijuar një traditë të lidhur prej vitesh me festat në metropolin amerikan.

Bredhi, rreth 75 vjeç, është marrë nga zona West Edmeston e Shtetit të New Yorkut dhe do të transportohet drejt sheshit kryesor të Qendrës Rockefeller më 7 nëntor. Mbërritja e tij do të shënojë nisjen e sezonit të Krishtlindjeve.

Të lidhura

None found

Vendosja e pemës dhe transportimi i saj do të shoqërohen nga aktivitete për fëmijë dhe të rritur, në kuadër të “Ditës së Takimit me Pemën”, aktivitet që zhvillohet për të dytin vit radhazi.

Shikoni videon:

Ceremonia zyrtare e ndezjes së dritave është planifikuar të zhvillohet të mërkurën, më 2 dhjetor.

Pema do të ndriçohet me mbi 50,000 drita LED shumëngjyrëshe. Në pjesën e sipërme do të vendoset ylli i famshëm Swarovski, i projektuar në vitin 2018 nga arkitekti Daniel Libeskind. Ylli peshon rreth 408 kilogramë dhe përbëhet nga 70 rreze, të mbuluara me gjithsej tre milionë kristale.


Shtuar më 30.10.2026 16:54