Në emisionin “Dialog te Lajmi” të Sefer Tahirit, kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, foli për rëndësinë e një marrëveshjeje mes partive shqiptare që do të mundësonte miratimin e dokumentit për “autonomi të plotë politike dhe territoriale”.
“Kur Mickoski të ulet për të biseduar me VLEN-in, do të përpiqet ta trembë me pretendimin se ‘hazër është BDI-ja’. Ndërsa, kur të takohet me BDI-në, do të mundohet ta frikësojë edhe atë. Këtë taktikë e ka përdorur ndaj meje para dy vjetësh e gjysmë, kur unë isha negociator, por nuk pranova të bëhesha pjesë e asaj loje.
Të lidhura
None found
Për çfarë e kisha fjalën?
Kjo ide po shteron, por ideja e PDSH-së vazhdon të jetë e vlefshme. Pas 33 vjetësh angazhim në këtë çështje, besoj se e njoh mirë. Deri në fund të karrierës politike, madje edhe pasi të largohem nga politika, do të kem të njëjtin qëndrim: shqiptarët e Maqedonisë nuk përfitojnë nga të gjitha këto nëse nuk arrijnë autonomi të plotë politike dhe territoriale”, deklaroi Menduh Thaçi në “Dialog te Lajmi”.






