Gazmend Hoxha ka paraqitur dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti e ka pranuar kërkesën dhe e ka liruar Hoxhën nga funksioni.
Të lidhura
None found
Me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Kurti ka emëruar Fehmi Hotin ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Emërimi është bërë në bazë të legjislacionit në fuqi. Qeveria e Kosovës ka shprehur mirënjohje për kontributin dhe angazhimin e Hoxhës gjatë mandatit të tij.





