Pas triumfit 1-0 ndaj Teutës në Rrogozhinë, sulmuesi i Egnatias, Ildi Gruda, foli për mediat dhe ia kushtoi suksesin shokut të ekipit, Eljon Sotës. Gruda kontribuoi në ndeshje me asistin për golin e Adjessës.
“Këtë fitore ia dedikojmë Eljon Sotës dhe do të jemi pranë tij. Po kaloj një periudhë të mirë dhe shpresoj ta vazhdoj me të njëjtin ritëm”, u shpreh ai.
Të lidhura
None found
I pyetur për paraqitjet me trajnerin Nevil Dede, Gruda tha se ngarkesa është e lartë për shkak të ndeshjeve të shpeshta. “Kemi shumë takime, njëra pas tjetrës, dhe lodhja është e madhe. Do të përpiqemi të vijojmë këtë ecuri pozitive, duke i marrë ndeshjet me radhë dhe duke synuar fitoren në secilën”, tha sulmuesi.
Gruda foli edhe për aspektet ku ekipi mund të bëjë përmirësime, si dhe për mundësinë e largimit drejt një skuadre europiane. “Sigurisht që ka vend për t’u përmirësuar. Çelësi është te porta, te finalizimi”, përfundoi ai.



