Veliaj kundërshton transferimin drejt Fierit: Pas 31 orësh na njoftuan se vendimi është sekret

Erion Veliaj reagoi për zhvendosjen nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, duke kritikuar mungesën e transparencës lidhur me vendimin e autoriteteve.

Në një postim në Facebook, ai tha se u deshën 31 orë që t’i bëhej e ditur se vendimi për transferimin ishte klasifikuar si sekret.

Të lidhura

None found

Veliaj argumenton se, pa iu dhënë akti administrativ, i pamundësohet ta shqyrtojë, ta kundërshtojë dhe ta apelojë vendimin në mënyrë efektive.

 

 

Ai e përshkroi situatën si një kalim nga, sipas tij, arbitrariteti në marrjen e vendimit te mbulimi i tij me klasifikimin “sekret shtetëror”.

Veliaj u kërkoi autoriteteve t’i paraqesin autorizimin e kryeministrit, përmes të cilit, sipas tij, përcaktohet se kush ka të drejtë ta klasifikojë informacionin si sekret.

“Na vini në dispozicion autorizimin e Kryeministrit të vendit që ju autorizon si autoritet klasifikues”, përfundoi reagimin Erion Veliaj.

Transferimi i tij në burgun e Fierit ka sjellë reagime nga mbrojtja ligjore dhe figura publike. Diskutimet mbi arsyet e vendimit dhe transparencën institucionale vazhdojnë.


Shtuar më 29.10.2026 20:48