Pacienti ndërron jetë pas rënies nga kati i tretë i Spitalit të Traumës në Tiranë, policia heton

Një pacient ka vdekur sot në Tiranë, pasi është hedhur nga kati i tretë i Spitalit të Traumës.

Burime për News24 bëjnë me dije se ai ishte shtruar për trajtim mjekësor pas një tentative të mëparshme për vetëvrasje, gjatë së cilës kishte pësuar fraktura.

Të lidhura

None found

Teksa ndodhej në spital, pacienti ra nga kati i tretë i godinës dhe humbi jetën.

Policia ka hapur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe mënyrën si ndodhi ngjarja. Për këtë qëllim, po pyeten pjesëtarë të personelit mjekësor dhe familjarë të pacientit.

Hetimet pritet të sqarojnë se si ndodhi rënia, si dhe rrethanat e qëndrimit të pacientit në spital.


Shtuar më 29.10.2026 19:24