Mucunski kritikon Bullgarinë: Një shtet i BE-së nuk duhet të strehojë persona të dënuar si Iva Mihajllova

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, e konsideroi të papërshtatshme që një vend anëtar i Bashkimit Evropian të shërbejë si strehë për persona të dënuar për vepra penale ose për individë ndaj të cilëve janë duke u zhvilluar procedura gjyqësore.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Juraj Blanar, Mucunski foli edhe për rastin “Iva Mihajllova”.

Të lidhura

None found

“Është vërtet e pahijshme që një shtet anëtar i Bashkimit Evropian të shndërrohet në strehë për persona të dënuar për vepra penale, apo për njerëz ndaj të cilëve ekziston shkallë dyshimi dhe zhvillohen procedura pranë gjykatave të shtetit”, deklaroi ai.

Mucunski nënvizoi se do të tregohet i përmbajtur në komentet për këtë çështje, pasi Maqedonia e Veriut nuk synon të përfshihet në përplasjet e politikës së brendshme bullgare.

“Do të jem i kujdesshëm në këtë pikë, sepse, ashtu siç deklaroi edhe kryeministri para disa ditësh, nuk kemi interes ta bëjmë veten pjesë të spektaklit që lidhet me këtë temë në Bullgari, veçanërisht pasi ajo lidhet edhe me zgjedhjet presidenciale që po zhvillohen në atë vend”, u shpreh Mucunski.