Më 10 dhjetor, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë kërkesën e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili kërkon pafajësinë.
Edhe Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kundërshtuar vendimin dhe kërkon një dënim më të ashpër. Prokuroria nuk pranon që Tahiri të jetë dënuar vetëm për shpërdorim detyre dhe kërkon që ai të shpallet fajtor edhe për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, me 12 vite burg.
Të lidhura
None found
Apeli i Posaçëm e dënoi ish-ministrin me pesë vite burgim. Pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në tre vite e katër muaj.
Tahiri vuajti një pjesë të dënimit, por më pas Gjykata e Elbasanit e liroi para se ta përfundonte atë, për shkak të rrethanave familjare.







