Gjykata e Apelit zhvilloi sot seancën e kolegjit, ku u shqyrtuan ankesat ndaj aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Me këtë vendim, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla u shpallën fajtorë dhe u dënuan për vrasjen e Liridona Ademajt.
Pas përfundimit të seancës, Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës, deklaroi se pret që Gjykata e Apelit të vendosë burgim të përjetshëm për të gjithë të akuzuarit në këtë rast.
Të lidhura
None found
Ai shprehu gjithashtu ngushëllime për familjen e Arlinda Zekajt, duke theksuar se e kupton dhimbjen nëpër të cilën po kalon ajo.
Leonard Ademaj: Gratë, motrat dhe nënat tona duhet të mbrohen
“Edhe pse kjo seancë lidhet me motrën tonë, dua t’i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes së Arlinda Zekajt. Ne e kuptojmë dhimbjen e tyre. Ajo që u pa sot në seancë nuk ishte e hijshme për ju, për ne dhe as për njerëzit që po na ndjekin. Gjykata sot mundi ta thoshte të vërtetën, duke u treguar mediave dhe opinionit se ne i mbrojmë gratë, motrat dhe nënat tona”, është shprehur ai.
Ademaj nënvizoi se familja pret që dënimi për të akuzuarit të jetë burgim i përjetshëm.
Ademaj: Presim burgim të përjetshëm për Naim Murselin
“Presim që vendimi të jetë burgim i përjetshëm si për Naimin, ashtu edhe për Granitin. Shpresojmë shumë që këtij dënimi t’i bashkohet edhe Kushtrimi, me burgim të përjetshëm”, tha ai.
Në përfundim, ai falënderoi mediat për mbështetjen e vazhdueshme ndaj familjes dhe tha se lufta kundër femicidit duhet të përfundojë njëherë e përgjithmonë.
Liridona Ademaj u vra në nëntor 2023, në një rrugë të fshatit Bërrnicë të Prishtinës. Sipas aktgjykimit të 21 prillit 2026, Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi Naim Murselin dhe Granit Plavën me burgim të përjetshëm, ndërsa Kushtrim Kokallën me 30 vjet burgim.



