Luis Suarez shkëlqen me gol në moshën 40-vjeçare, Inter Miami merr një pikë në fund

Luis Suarez shënoi i pari në përballjen mes Inter Miamit dhe Cincinnatit me një goditje të fuqishme. Ndeshja përfundoi 2-2, pasi Riquelme Filippi siguroi një pikë për klubin nga Florida me golin e minutës së 90-të.

Sulmuesi uruguaian, i cili mbushi 39 vjeç në janar, dëshmoi sërish se vazhdon ta ketë nuhatjen për gol.

Të lidhura

None found

Në ndeshjen e sezonit të rregullt të MLS-së, të zhvilluar të mërkurën mbrëma, pjesa e parë u mbyll pa gola. Në minutën e 61-të, Suarez mposhti portierin e Cincinnatit me një gjuajtje të shpejtë e të fortë dhe kaloi Inter Miamin në epërsi.

Epërsia dukej se mund t’i jepte fitoren ekipit të tij, por Cincinnati e ktheu rezultatin në minutat e fundit. Kenji Mboma Dem barazoi në minutën e 80-të, ndërsa gjashtë minuta më pas Samuel Gidi kaloi vizitorët në avantazh.

Inter Miami shmangu humbjen falë Riquelme Filippit. Ai u fut në lojë në minutën e 83-të dhe, në minutën e 90-të, realizoi golin e tij të parë me fanellën e klubit nga Florida, duke i siguruar ekipit një pikë.


Shtuar më 29.10.2026 13:24