Ditën e sotme, biznesmeni Ergys Agasi, është transferuar në burgun e Fierit, pas Erion Veliaj një ditë më parë. Më herët, u dha lajmi se Agasi u mor nga paraburgimi i Bradasheshit, ku Agasi qëndronte prej dy muajsh, pasi u arrestua nga policia në Shkozet me urdhër të SPAK.
Nuk dihet ende pse Drejtoria e Burgjeve mori vendimin për transferimin e Agasit drejt Fierit, ashtu si nuk dihen edhe shkaqet e transferimit të Veliaj, i cili sot pati vizitore edhe të ëmën e tij.
Të lidhura
None found







