Incizimet e bëra publike së fundmi kanë nxjerrë në pah detaje tronditëse për ngjarjet që ndodhën para vrasjes së Arlinda Zekajt.
Disa ditë para se të vritej, Arlinda Zekaj ishte paraqitur në polici me kërkesën që të zbatohej urdhri për mbrojtje ndaj ish-bashkëshortit të saj.
Të lidhura
None found
Atje, ajo zhvilloi një bisedë me zyrtarin policor Faruk Muçolli. Sipas transkriptit të publikuar, Muçolli i tha se nuk kishte detyrim të merrej me rastin e saj.
Emisioni MAT ka publikuar edhe transkriptin e plotë të kësaj bisede:
Arlinda Zekaj: Unë jam e interesuar, kur e pash djalin që është shkatërruar shëndeti mendor i djalit tem, s’keni vepru kurrgjë.
Faruk Muçolli: Sa herë shkove në Inspektorat ti për këtë situatë?
Arlinda Zekaj: Edhe miliona herë. Edhe flej aty.
Faruk Muçolli: A ke paraqitë kërkesë ndaj neve? A ke paraqit?
Arlinda Zekaj: Nuk di unë, jo s’di unë.
Faruk Muçolli: Nuk din? Sa herë më thirr inspektorati unë i them le të paraqet ankesë me shkrrim. Të kam thënë edhe atë ditë unë s’jam i obligum me u marrë me ty se kam obligime, sa herë po vjen pe lyp Farukin, potë del Faruki. Nuk jam i obligum, bindu se nuk jam.
Arlinda Zekaj: Faruk unë jam lodhë, duhet me zbatu aktvendimin, kaq shumë e thjeshtë është.
Faruk Muçolli: Unë konsideroj që na jem në rregull.






